Tragjike në Thumanë/ Gjyshja humb jetën nën rrënoja, mbante në prehër nipin e saj

Një ngjarje tragjike raportohet në Thumanë të Fushë Krujës. Si pasojë e tërmetit të fuqishëm, një gjyshe ka humbur jetën nën rrënoja.

Mësohet se mbante në prehër nipin e saj të vogël, i cili u arrit të shpëtohej. Ndërkohê raportohet edhe për viktima të tjera./ apel.media