Tragjike në Librazhd, 10-vjeçari lëndohet nga shpërthimi i kapsollës

Mbrëmjen e sotme është regjistruar një ngjarje majft e rëndë në qytetin e Librazhdit.

Një 10-vjeçar ka mbetur i plagosur nga shpërtimi i fuqishëm i një kapsolle. Burime nga vendngjarja bënë me dije se i mituri ka pësuar dëmtime serioze në duar , bark dhe fytyrë.

Ende nuk janë të qarta rrethanat e ndodhjes së ngjarjes e cila fatmirësisht nuk është kthyer në tragjedi,

I mituri është transportuar me urgjencë në gjendje të rëndë për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Burime të besueshme konfirmuan se i dëmtuar nga shpërthimi është djali i Drejtorit të OSHEE për Librazhdin.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka mbledhur të gjitha provat e gjetura aty si dhe ka marrë në pyetje disa persona që kanë qenë të pranishëm për rreth vendit ku ndodhi shpërthimi i kapsollës./apel.media