Tragjike në Greqi/ Humb jetën çifti  nga Saranda

foto ilustruese

Raportohet se një çift nga Saranda ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Greqi.

Ata janë identifikuar si Eleni Çakuli, 43 vjeç, nga fshati Çaush, dhe bashkëshorti i saj Theofil Karleci, 54 vjeç.

Aksidenti i tmerrshëm rrugor ndodhi në rrugën nacionale të Patra – Pyrgos. Çifti la pas 3 fëmijë. Ende nuk dihen detajet e ngjarjes së rëndë.