Dy foshnja u gjetën të vdekura në një frigorifer të enjten, në qytetin Bédoin në Francë.
“Dosja fillon dhe faktet janë të karakterit kriminal”, nënvizoi magjistrati, duke saktësuar se zbulimi ka ndodhur pas “thirrjes së një të treti” në xhandarmëri. Gruaja e arrestuar në vend, në këtë qytet rrëzë Mont Ventoux, ndodhet në paraburgim nga policia që prej orës 11:00.
Në këtë fazë të hetimit është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave të gjetura të ngrira, si dhe lidhjet e tyre të mundshme mes tyre apo me gruan e arrestuar nga policia. “Është e vështirë në këtë fazë të jepen detaje”, këmbënguli Mourges, duke shtuar se “janë marrë mostra” për të mësuar më shumë rreth dy fëmijëve.
“Autopsia do të na tregojë më shumë”, shtoi prokurori, duke saktësuar se ajo mund të bëhet vetëm brenda “një kohe të caktuar”, “sepse janë marrë të gjitha masat për të ruajtur të gjitha provat shkencore”. Hetimi iu besua brigadës së xhandarmërisë së Carpentras. Lidhja mes personit që thirri xhandarët dhe gruas së arrestuar nga prokuroria nuk u saktësua. Prokurorja publike e Carpentras bëri të ditur se më shumë detaje për këtë dosje do të japë mëngjesin e së premtes, përmes një komunikate për media.