Juice Wrld, reperi në fillimet e karrierës, ka vdekur papritur sot në aerportin e Mideay në Chicago pas një krize.
Fluturimi i tij sapo kishte zbritur, teksa dëshmitarët vunë re që i riu ishte duke kaluar një krizë.
Sipas burimeve nga autoritetet mësohet se atij po i dilte gjak nga goja, kur mjekët mbërritën për të dhënë ndihmën e parë.
Juice Wrld, emri i vërtetë i të cilit është Jarad Anthony Higgins, ishte ende i vetëdijshëm kur arriti në spital. Mësohet se ai ka humbur jetën pak, pasi ka shkuar drejt spitalit. Shkaku i vdekjes mbetet i paqartë.
Karriera e reperit sapo kishte filluar, kur jeta e tij u pre në mes papritur.
Të hënën, Juice Wrld festoi edhe ditëlindjen e 21-të./ apel.media