Tragjike/ Kamioni i plehrave zë poshtë 18-vjeçarin shqiptar

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Kavallë të Grqeisë, kur motori me të cilin po udhëtonte me një person tjetër ka ngecur në nrrotat e një kamioni të madh, i cili shëbrente për grumbull...
Tragjike/ Kamioni i plehrave zë poshtë 18-vjeçarin shqiptar
Foto: Tragjike/ Kamioni i plehrave zë poshtë 18-vjeçarin shqiptar

Një i ri shqiptar ka ndërruar jetë tragjikisht në Kavallë të Grqeisë, kur motori me të cilin po udhëtonte me një person tjetër ka ngecur në nrrotat e një kamioni të madh, i cili shëbrente për grumbullimin e mbetjeve, të bashkisë Kavallë.

Kamioni i plehrave po shkonte për në landfillin e Bashkisë Kavallë, kur drejtuesi i motorit duket se ka humbur kontrollin, sipas vlerësimeve të para, dhe ka përfunduar nën rrotat e mjetit të madh, duke shkaktuar lëndime fatale.

Nga përplasja ka lënduar lehtë pasagjeri i cili po udhëtonte me të, dhe u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm të Kavallës.

Rruga që të çon në landfill është veçanërisht e ngushtë pothuajse në të gjithë gjatësinë e saj dhe është dashur të mbyllet për disa orë. Nga ana e Sektorit Rrugor Kavallës po kryhen hetimet paraprake për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit tragjik.