Tragjike, humbet jetën shqiptari në Greqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në vendin fqinjë në aksin Thebë-Livadia duke i kushtuar jetën një 49-vjeçari me origjinë shqiptare. Makina në të cilën po udhëtonte është përplasur me një kamion.

Shkaqet e aksidenit dyshohet të jenë mjegulla e tepërt dhe nje manovër e gabuar. Përvec kësaj ka mbetuar i plagosur dhe në rrezik për jetën edhe pasagjeri, i cili udhëtonte në makinë. Autoritetet greke nuk i kanë publikuar emrat apo inicialet e viktimës dhe të plagosurit./ apel.media