Tragjedia e lëkundjeve në Shqipëri pushton median ndërkombëtare-Më i madhi i dhjetvjeçarëve të fundit

Lëkundjet e forta të tërmetit që goditën vendin tonë ditën e sotme janë raportuar masivisht edhe nga mediat e huaja. Këto të fundit e përshkruajnë gjendjen e krijuar si alarmante, teksa kanë publikuar edhe pamje nga ndërtesat e shembura.
Në mediat ndërkombëtare është përmendur edhe sakrifica e gjyshes, e cila sakrifikoi jetën e saj për të shpëtuar nipin.

“The guardian” shkruan se nga tërmeti kanë humbur jetën të paktën 6 persona dhe 300 të tjerë janë plagosur.

BBC shkruan tërmeti i fortë shkatërroi ndërtesat duke zënë poshtë shumë persona, ndërsa shton se lëkundjet e forta u ndjenë edhe në Itali, Serbi e Kosovë.

“DW” shkruan se ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur vendin në dekada dhe se shumë persona kanë humbur jetën, pasi i kanë zënë poshtë ndërtesat e rrëzuara./ apel.media