Tragjedi në familjen shqiptare, ndërron jetë 2-vjeçari që ra nga kati i tretë

Tragjedi për një familje shqiptare në Itali. Disa ditë më parë mediat raportuan se një fëmijë 2-vjeçar kishte rënë nga lartësia dhe ishte në gjendje shumë të rëndë në spital.

Por mediat italiane sot raportojnë se i mituri nuk i ka shpëtuar dot plagëve të rënda që kishte pësuar dhe ka ndërruar jetë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në një pallat në periferi të Monza-s. Ajo që e bën më tragjike këtë ngjarje ishte fakti se i vogli ishte lënë nga prindërit nën kujdesin e gjyshit pasi kishin shkuar të punonin.

Por vetëm një moment shpërqendrimi, shkaktoi këtë incident të rëndë. Kjo pasi gjyshi kur ka rënë fëmija ka qenë në kuzhinë.

I mituri kur është zgjuar i ka shpëtuar syrit të tij dhe është ngjitur në dritare me anë të një karrigeje. Pasi është zvarritur ka rënë nga kati i tretë.