VIDEO/ Trafiku në bregdetin e Vlorës bllokon nga 5 orë lëvizjet e automjeteve

Dëshira e madhe për të shfrytëzuar më së miri ditët me diell pas një karantinimi të gjatë është ndezur tek cdokush, por askush nuk e di se cfarë mund të të presë nëse zgjedh që kënaqësinë ta kalosh pranë bregdetit të jugut.

Nëse nuk keni qenë më parë në Vlorë apo në jug me pushime, apo nëse e keni harruar sesi krijohet trafiku përgjatë gjithë sezonit turistik dhe në orët e drekës, po jua sjellim në vëmendje përmes kësaj videoje e cila dëshmon rradhë të gjata që shkaktojnë vonesa orësh e që duhen marrë parasysh në planet që bëjmë, kur ikim me pushime. Vlora nuk ëhstë shumë e këshillueshme gjatë pikut të verës pasi trafiku në këtë qytet shkon deri në 5 orë për të përshkuar 20 km. ndërsa pasi ke ngelur në trafik 5 orë të plota, të duhen edhe 4 orë të mbërrish në Tiranë. Lodhja dhe sfilitja janë për tu marrë parasysh  

Radha deri në Llogara po shkon. Të gjithë për në Tiranë. Shumë tentojnë të parakalojnë gabim. Se ja u del para ndonjë si puna jonë, që të dielave pasdite përdor këtë anë të rrugës. Ne dhe ndonjë patrullë në Radhimë që ndalon parakaluesit e jashtëligjshëm. Bëjnë mirë. Po duhen patrulla cdo 10 metra në këtë kaos!

Gepostet von Edlira Gjoni am Sonntag, 28. Juni 2020