Trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari në mes të Athinës

Një emigrant shqiptar 40-vjeç është arrestuar në Greqi, pasi akuzohet për trafikim dhe shitje të lëndëve narkotike.

Shqiptari ka rënë prangat e policisë mbrëmjen e djeshme , pasi është kapur duke trafikuar kokainë me një makinë të bardhë më qendër të Athinës. Sipas policisë greke i akuzuari është pikasur duke lëvizur në Kypseli me makinën e tij.

Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur të fshehura dy pako me 1.1 gram kokainë dhe shumën e parave prej 840 euro.

Kontrollet vijuan dhe në shtëpinë e emigrantit, ku policia gjeti dhe konfiskoi një sasi kanabisi me peshë totale 15.072 kg, 2 peshore, një celular dhe dokumente të ndryshme, si edhe fatura dhe shënime të shkruara me dorë me shuma dhe emra të blerësve të kokainës.