Një shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Bon të Gjermanisë, pasi u kap me 18 kg kokainë.
37- vjeçari është dënuar me 6 vite e gjysmë burg, pasi u kap në flagrancë teksa udhëtonte nga Amsterdami në Itali.
Ndonëse rezultoi pozitiv ndaj testit të drogës, policia nuk arrinte të gjente lëndën narkotike.
Me ndërhyrjen e qenit të anti-drogës u sekuestruan 18 kilogramë kokainë, e fshehur në vende të ndryshme të makinës.
Gjithashtu, në makinë u gjetën edhe 2 mijë euro.
Shqiptari ishte me profesion jurist dhe u shpreh se kishte borxhe të mëdha prandaj u bë korrier droge.
“Ky ishte gabimi më i madh i jetës sime,” tha 37-vjeçari për policinë./apel.media