Toyota bëhet automjeti më i shitur në SHBA

Toyota ia kaloi General Motors (GM) si kompani prodhuese që ka shitur më shumë automjete të reja në SHBA në vitin 2021. Toyota vitin e kaluar realizoi 2,33 milionë shitje të automjeteve të reja, pavar...
Toyota bëhet automjeti më i shitur në SHBA
Foto: Toyota bëhet automjeti më i shitur në SHBA

Toyota ia kaloi General Motors (GM) si kompani prodhuese që ka shitur më shumë automjete të reja në SHBA në vitin 2021.

Toyota vitin e kaluar realizoi 2,33 milionë shitje të automjeteve të reja, pavarësisht mungesës së furnizimit me pjesë për automjetet.

Sipas një deklarate nga prodhuesi japonez i automjeteve, shitjet regjistruan rritje prej 10,4 për qind në krahasim me vitin 2020.

Ndërkohë, GM realizoi shitje prej 2,2 milionë automjete në SHBA vitin e kaluar, duke regjistruar rënie prej 12,9 për qind nga viti 2020.

Me këtë, Toyota ka mposhtur GM-në si lider i shitjeve në SHBA për herë të parë që nga viti 1931.