Tottenham përmbys gjithçka

Skuadra e Tottenham pati një ndeshje jo shumë të lehtë përballë skuadrës së Brighton, ndaj të cilën fituan me përmbysje me rezultatin 2-1.
Një pjesë e parë jo shumë pozitive për skuadrën e Mourinhos ku protagonisti kryesor ishte sistemi VAR, i cili anulloi një gol të shënuar nga sulmuesi Harry Kane. Ndërsa në minutën e 37 Brighton kaloi në avantazh falë një goditje me kokë të mbrojtësit Adam Webster.
Në pjesën e dytë u pa një Tottenham më kërkues dhe një Brighton i cili dukej se nuk mund ta ndalonte vrullin e marrë nga Spursat. Falë dy golave të Kane dhe Alli, Tottenham ja doli të marrë 3 pikë të rëndësishme dhe ta mbyllë këtë vit me fitore. /apel.media