Topalli: Rishkoj në PD nëse ikën Basha

Ish-kryetarja e Kuvendit, ne periudhe qe qeveriste PD, Jozefina Topalli, në një intervistë për “Top Channel” ne mesdite, komentoi situatën politike brenda Partisë Demokratike. Topalli ka riperseritur ...
Topalli: Rishkoj në PD nëse ikën Basha
Foto: Topalli: Rishkoj në PD nëse ikën Basha

Ish-kryetarja e Kuvendit, ne periudhe qe qeveriste PD, Jozefina Topalli, në një intervistë për “Top Channel” ne mesdite, komentoi situatën politike brenda Partisë Demokratike.

Topalli ka riperseritur idenë se pa larguar Lulzim Bashën nga PD, nuk largohet Edi Rama.

E pyetur se nëse do të rikthehet në Partinë Demokratike Topalli thotë se kjo gjë do të ndodhë vetëm nëse Lulzim Basha largohet nga partia.

Intervista :

Përplasjet brenda Partisë Demokratike

Një njeri që ka dhënë dorëheqjen ndoshta dhe s’kishte pse bënte betejën për të gjithë ne të tjerët. Por ai ka nisur një lëvizje dhe kanë ndodhur aq gjëra sa duket sikur ka kaluar 1 vit, ka zgjuar bazën. Kjo është e rëndësishme. Hapja e debatit është themelor për të rindërtu të djathtën në tërësi që gati i kishte vdekur nervi.

Pa larguar Lulzim Bashën nuk ikën Edi Rama. Ai nuk është më kryetar i partie, nuk ke më as pse i kërkon dorëheqjen, se të humbësh 5 herë. Ai nuk pranon të shkojë në asnjë studio, nuk lejon as të tjerët që të flasin për këto çështje.

Do riktheheni në PD nëse gjithçka ndryshon?

Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte. Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta. Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin. Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën. Ai ka shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mënyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama por opozita e shitur.