Zgjedhjet e 25 prillit, Topalli prezanton listën e kandidatëve për qarkun e Tiranës

‘Lëvizja për Ndryshim’ ka njoftuar sot kandidatët për deputetë të Qarkut të Tiranës. Përmes një prononcimi për mediat, ka qenë kryetarja e kësaj partie, Jozefina Topalli, e cila ka prezantuar skuadrën e saj për kryeqytetin, që do garojnë për zgjedhjet e 25 prillit.

“Kam kënaqësi që kam në këtë listë të parë, përfaqësues nga të gjitha fushat dhe të gjitha moshat.”, tha ish-kryeparlamentarja Topalli.

Lista e kandidatëve:
Elida Hoxha, pedagoge
Robert Çitozi, profesor
Lorenc Radovani, pedagog
Meri Krisaq Lalai, pedagoge/redaktore
Stela Jakova, menaxhim biznesi
Aben Basho, pedagog/botues
Lek Negri, pedagog
Franceska Memia
Jonuz Osman Agaj
Polikron Polluçi, mjek
Daniela Kavaja