Fabian Topollaj: Një marrëveshje Rama-Basha-Meta, rrezikon demokracinë

Fabian Topollaj, anëtari i bordit drejtues të Bindjes Demokratike paralajmëron rrezik për demokracinë e vendit në rast të një marrëveshje të përbashkët Rama- Meta- Basha.

“Tani që Meta ka vendosur të zbresë në shesh, ndërsa Rama ka lënë mjekër me qëllim që të ngjajë sa më shumë me Ismail Qemalin dhe Basha është duke zgjidhur problemet e grupeve shoqërore anë e mbanë vendit, uroj vetëm të mos ketë një marrveshje të re midis tyre”, shkruan Topollaj.

Ai shkruan se  është gabim të mendojmë  se duke plotësuar ëndrrat e Ramës për t’u bërë President dhe ëndrrat e  Bashës për t’u bërë Kryeministër, si  dhe ato të  Metës për shef opozite, do të  na binin veshët rehat një herë e mirë.

“Historia e marrëveshjeve midis tyre ka treguar që gjithmonë pas dakordësisë, është forcuar sistemi i kryetarokracisë dhe vetëm janë thelluar krizat në Shqipëri.
Ndaj kësaj here shpëtimi duket se mund të vijë vetëm nga fundi i tmerrshëm dhe jo nga një tmerr pa fund, që riciklohet sa herë ata merren vesh”, vijon Topollaj.

Postimi i Topollajt:

Duhet te friksohemi nese merren vesh midis tyre.
Tani qe Meta ka vendosur te zbrese ne shesh, ndersa Rama ka lene mjeker me qellim qe te ngjaje sa me shume me Ismail Qemalin dhe Basha eshte duke zgjidhur problemet e grupeve shoqerore ane e mbane vendit, uroj vetem te mos kete nje marrveshje te re midis tyre.
Sepse eshte gabim te mendojme se duke plotesuar endrrat e Rames per tu bere President, Bashes per tu bere Kryeminister dhe Metes per shef opozite, do na binin veshet rehat nje here e mire.
Historia e marveshjeve midis tyre ka treguar qe gjithmone pas dakordesise eshte forcuar sistemi i kryetarokracise dhe vetem jane thelluar krizat ne Shqiperi.
Ndaj kesaj here shpetimi duket se mund te vije vetem nga fundi i tmerrshem dhe jo nga nje tmerr pa fund qe riciklohet sa here ata merren vesh.
Me kete rast sigurisht qe ja vlen te pershendetet ngritja e SPAK, qe duket se do te kete nje kontribut percaktues ne kete proces./ apel.media