Tjetër goditje për qeverinë e Johnson, japin dorëheqje dy zyrtarë

Tronditet qeveria e Boris Johnson në Britaninë e Madhe.

Kancelari Rishi Sunak dhe Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre.

Kancelari Sunak në një reagim tha se publiku me të drejtë pret që qeveria të drejtohet siç duhet, me kompetencë dhe seriozitet.

“E kuptoj se kjo mund të jetë puna ime e fundit ministrore, por besoj se këto standarde ia vlen të luftohen dhe kjo është arsyeja pse unë po jap dorëheqjen”, shtoi ai.

Ndërsa Javid bëri të ditur në Twitter “kam folur me Kryeministrin për të dhënë dorëheqjen time si Sekretar i Shtetit për Shëndetësinë dhe Kujdesin Social. Ishte një privilegj i madh të shërbej në këtë rol, por më vjen keq që nuk mund të vazhdoj më me ndërgjegje të pastër.”