Një aksident tjetër është regjistruar pasditen e kësaj të premte, ku një automjet ka pëprlasur një person që lëvizte me biçikletë, në Fier duke e lënë të plagosur.
“Rreth orës 19:30, në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier, automjeti tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A.Ç., është përplasur me një biçikletë me drejtues shtetasin P.S., 60 vjeç, banues në fshatin Zhupan, Fier. Si pasojë e përplasje është dëmtuar 60-vjeçari, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, shtuan të njëjtat burime.