“Tirona Fanatics” nisin marshimin drejt stadiumit, ndizet derbi I kryeqytetit

Sot në orën 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Tiranës, por notat e larta festive dhe euforike kanë filluar të ndihen që në...
 “Tirona Fanatics” nisin marshimin drejt stadiumit, ndizet derbi I kryeqytetit
Foto:  “Tirona Fanatics” nisin marshimin drejt stadiumit, ndizet derbi I kryeqytetit

Sot në orën 19:00 do të luhet derbi i kryeqytetit, i vlefshëm për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, mes Partizanit dhe Tiranës, por notat e larta festive dhe euforike kanë filluar të ndihen që në orën 15:00.

Ashtu siç kishin lajmëruar, tifogrupi i Tiranës, “Tirona Fanatics”, që prej orës 3 të drekës janë mbledhur në qendër të qytetit, në Sheshin “Skënderbej”. Një numër i lartë tifozësh, pas grumbullimit në qendër, janë nisur më pas edhe drejt stadiumit “Air Albania” ku do të luhet takimi.

Ky derbi , përveç të tjerash, do të jetë dhe një takim me nota solidare, pasi siç ka premtuar Presidenti I klubit të Partizanit, Gazment Demi, gjysma e të ardhurave nga biletat, do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti I 26 nëntorit./old.apel.media