Tiranë/ Sekuestrohen 5 milion euro pasuri të personave të dënuar për trafik ndërkombëtar droge

foto ilustruese

Një aksion  për sekuestrim pasurish ka ndodhur së fundmi në Tiranë.

Burime për mediat bëjnë me dije se aksioni i udhëhequr nga Prokuroria e Tiranës ka çuar në sekuestron e 5 milion eurove pasuri.

Mësohet se pasuria u përket personave të dënuar për trafik ndërkombëtar droge. Nuk dihet ende se cilët janë personat në fjalë teksa s’ka asnjë informacion zyrtar deri më tani për këtë aksion.