Tiranë, Reforma në drejtësi, largime dhe mungesa. Gjykata e Lartë plotësohet në gusht

Në Tiranë drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë deklaruan sot në raportimet para ligjvënësve se për shkak të reformës dhe të vetingut, sistemi i drejtësisë ka ende shumë ven...
Tiranë, Reforma në drejtësi, largime dhe mungesa. Gjykata e Lartë plotësohet në gusht
Foto: Tiranë, Reforma në drejtësi, largime dhe mungesa. Gjykata e Lartë plotësohet në gusht

Në Tiranë drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë deklaruan sot në raportimet para ligjvënësve se për shkak të reformës dhe të vetingut, sistemi i drejtësisë ka ende shumë vende pune bosh për gjyqtarë e prokurorë.

Një pjesë e gjyqtarëve u larguan me dorëheqje, një pjesë me shkarkime nga vetingu, ndërsa pjesa e mbetur po ngurron të aplikojë për të zënë vendet bosh.

Megjithatë, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami deklaroi se Gjykata e Lartë mund të vihet në funksionim me kapacitete të plota brenda muajit gusht.

Zonja Llagami deklaroi se Gjykata e Lartë mund të vihet plotësisht në funksionim me kapacitete të plota brenda muajit gusht.

“Gjykata e Lartë aktualisht po punon me 5 anëtarë dhe drejtuesja e KLGJ tha se. 11 vende janë shpallur atje vakant për drejtësinë penale, civile dhe administrative dhe për këto vende janë paraqitur 23 aplikime gjyqtarësh” – tha zonja Llagami.

Gjykatat e Posacme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar po funksionojnë me gjysmën e numrit të gjyqtarëve; me 8 nga 16 në shkallën e parë dhe me 5 nga 11 në Apel.

Sipas raportit nga KLGJ për parlamentin, sistemi gjyqësor shqiptar gjendet në situatë të vështirë prej shkarkimeve të shumta të gjyqtarëve nga vettingu.

Në 3 vitet e fundit janë shkarkuar 75 gjyqtarë, ndërkohë që pjesa e mbetur po hezitojnë të aplikojnë për të hyrë në vendet vakant, gjë që ka sjellë bllokime dhe vonesa në gjykime, sidomos në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e apelit.

Këto të fundit kanë 25 gjyqtarë aktualisht nga 78 që duhet të kenë, pra afro 3 herë më pak. Apeli administrativ po ashtu ka 9 gjyqtarë nga 13 që duhet të ketë.

Zonja Llagami, dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, paraqitën sot në komisionin parlamentar të ligjeve gjendjen e sistemit të drejtësisë gjatë reformimit, vettingut dhe pandemisë.

Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka po ashtu një numër jo të vogël vendesh vakant për prokurorë dhe vecanërisht ka nevojë për drejtues prokurorish në të gjithë nivelet.

“Në dhjetor 2020 nisëm procedurat e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të kandidatëve për 28 zyra prokurorie. Sot që flasim kemi arritur të arrijmë përfundimisht vetëm 4 prej tyresh. Sot ende kemi 10 zyra prokurorish, për të cilat nuk kemi kandidatë për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë” – thotë Gent Ibrahimi, kryetar i KLP-së.

Sistemi i drejtësisë është në pritje të miratimit të një harte të re gjyqësore në Shqipëri, ku zbritjet janë të ndjeshme; nga 22 gjykata rrethesh pritet të mblidhen në 12 gjykata, nga 6 gjykata administrative do të mbeten vetëm 2 të tilla dhe nga 6 gjykata apeli do të mbetet vetëm një gjykatë apeli.

Megjithë pandeminë dhe vetingun, vëllimi i real i punës në sistemin gjyqësor ka rënë vetëm 5 për qind, ndërsa po trajtohen edhe një mori cështjesh gjyqësore të mbartura ndër vite.

Për ta përballuar ngarkesën e punës, strukturat e reja të reformuara kanë nevojë edhe për të paktën 100 punonjës, ndonëse vlerësimet fillestare ishin për 300 punonjës.

Disa nga gjykatat kryesore të Shqipërisë u mbyllën për më shumë se dy vjet apo reduktuan punën për shkak të dorëheqjeve, reformës dhe përjashtimeve të gjyqtarëve prej vetingut./VOA