Tiranë, prezantohet festivali i fotografisë

Në Tiranë është prezantuar festivali i fotografisë “Tirana Photo Festival”, i cili organizohet në edicionin e tij të gjashtë. Aktiviteti i organizuar në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës te Parku i M...
Tiranë, prezantohet festivali i fotografisë
Foto: Tiranë, prezantohet festivali i fotografisë

Në Tiranë është prezantuar festivali i fotografisë “Tirana Photo Festival”, i cili organizohet në edicionin e tij të gjashtë.

Aktiviteti i organizuar në ambientet e Amfiteatrit të Tiranës te Parku i Madh i Liqenit në Tiranë ka mbledhur së bashku përfaqësues të institucioneve të ndryshme, artistë, fotografë dhe të pasionuar të fotografisë.

Gjatë aktivitetit është promovuar edhe ekspozita fotografike me 100 fotografitë konkurruese në festival me temë “Në lëvizje”, ndërkohë janë ndarë edhe disa çmime.

Për disa ditë me radhë fotografitë që janë pjesë e ekspozitës së festivalit do të ekspozohen te Parku i Madh i Liqenit në Tiranë, ndërsa janë realizuar nga fotografë të ndryshëm dhe të pasionuar pas fotografisë.

“Tirana Photo Festival”, synon të promovojë Shqipërinë përmes artit të fotografisë, motivimin e artistëve, si dhe edukimin e të rinjve për artin e fotografisë.

Programi festivalit përfshin ekspozita fotografike, forume diskutimi, konferenca dhe aktivitete të tjera kulturore, me fokus artin e fotografisë

Eventi organizohet me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, institucioneve të tjera në Tiranë dhe organizatave të ndryshme.