Tiranë/ Makina përfshihet nga flakët në Laprakë

ilustrim

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Laprakë, Tiranë.  

Drejtuesi i mjetit, me iniciale B.K., ka mundur të dalë nga makina duke mos pësuar lëndime.

Automjeti dyshohet se mori flakë për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi nga policia:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 20.01.2021, rreth orës 17:10, në Laprakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka marrë flakë në lëvizje mjeti me drejtues shtetasin B.K., ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.