Tiranë-Kapen në flagrancë dy persona, akuzohen për prodhim lëndësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje

Dy persona u vunë në pranga sot nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë.

Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

M.Gj., 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje pasi në rrugën “Sulejman Delvina” , shërbimet e Komisariatit Nr. 2 gjatë kontrollit në një nga ambjentet e pallatit ku banonte shtetasi M. Gj kanë gjetur 7 doza me lëndë narkotike të dyshuar Heroinë si dhe 51 fishekë luftarakë.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtetasi J. V., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha” gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Policia iu gjetën dy doza të dyshuara me lëndë narkotike Heroinë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme./apel.media