Tiranë- Gruaja hidhet nga kati i katërt i spitalit, humb jetën në vend

Rreth orës 18:20, afër Rrugës së Dibrës, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetë hedhur nga kati i 4-të i spitalit shtetasja M. Sh.,65 vjeçe.

Sipas burimeve të Policisë së shtetit, gruaja ka ndërruar jetë në vend

Grupi  i hetimit është në vendin e ngjarjes, për të hetuar shkaqet që çuan gruan drejt veprimit fatal./apel.media