Tiranë/ Gjendet i pajetë një person, dalin detajet e para

Trupi i dekompozuar i një 48-vjeçareje është gjetur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq. Ajo ishte shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimi...
Tiranë/ Gjendet i pajetë një person, dalin detajet e para
Foto: Tiranë/ Gjendet i pajetë një person, dalin detajet e para

Trupi i dekompozuar i një 48-vjeçareje është gjetur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq. Ajo ishte shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Njoftimi:

Më datë 26.03.2023, rreth orës 09:00, në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zborgje, Ndroq, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetases Dh. D., 48 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Kjo shtetase është shpallur në kërkim në datë 14.03.2023, nga Komisariati i Policisë Nr. 6, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.