Tiranë/ Dyshohet se ka dhunuar një 25-vjeçare, arrestohet 59 vjeçari

Në 59-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 25-vjeçare.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin:

– F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.