TIRANË/ Arrestohet 51-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë  51-vjeçarin shqiptar, ky i fundit  i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Burime nga policia kanë bërë me dije se ky shtetas, i cili përdorte dy emra, ishte në kërkim nga drejtësia italiane pasi mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Deklarata e policisë:

Operacion policor i koduar “Muzgu”, ka arrestuar në flagrancë shtetasin me inicialet A. N., alias A. A., lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, ndërsa tani pritet të kryhet ekstradimi drejt shtetin fqinj nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën./apel.media