Tiranë/ Arrestohen 10 persona për vepra të ndryshme penale

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur dis...
Tiranë/ Arrestohen 10 persona për vepra të ndryshme penale
Foto: Tiranë/ Arrestohen 10 persona për vepra të ndryshme penale

Vihen në pranga 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur disa arka plastike në një market. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin D. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kërcënuar motrën dhe kunatin e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin D. P., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka vjedhur një çantë me sende personale në dyqanin e shtetasit N. Ll.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin F. S., 22 vjeç, dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasin Xh. S., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë kundërshtuar një punonjës Policie gjatë shoqërimit, ndërsa shtetasi F. S., e ka goditur atë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – P. L., 50 vjeç, banues në Bubq, E. V., 42 vjeç, O. H., 41 vjeç, të dy banues në Tiranë, dhe M. M., 24 vjeç, banues në Paskuqan, pasi u kapën duke drejtuar automjetet nën efektin e alkoolit; – E. D., 27 vjeç, banues në Laç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e lëndëve narkotike.