Tiranë/ Aksident te “Kopshti Botanik”, nuk raportohet për viktima

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të “Kopshtit Botanik” në Tiranë, ku një makinë është përmbysur në mes të rrugës.

Fatmirësisht nuk ka viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Dyshohet se moti i keq është bërë shkak për këtë aksident.