Tiranë/ 35-vjeçari i jep fund jetës, pret damarët

ilustrim

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet, teksa një 35-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke prerë damarët teksa ndodhej në banesën e tij.

“Më datë 07.08.2022, rreth orës 20:25, në rrugën “Myslym Shyri”, në banesë, shtetasi S. C., 35 vjeç dyshohet se ka prerë damarët e duarve dhe për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.