Tirana synon organizimin e Botërorit të Peshëngritjes 2024

Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend potencial për aktivitete të mëdha sportive. Këtë herë ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Antonio Urso që gjatë ...
Tirana synon organizimin e Botërorit të Peshëngritjes 2024
Foto: Tirana synon organizimin e Botërorit të Peshëngritjes 2024

Shqipëria po shihet gjithnjë e më shumë si një vend potencial për aktivitete të mëdha sportive. Këtë herë ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Antonio Urso që gjatë takimit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ka dhënë lajmin që pas kampionatit të të rinjve, që do të zhvillohet në Mars të këtij viti në Durrës, Tirana është kandidate për të qenë vendi organizator i Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në vitin 2024.

“Erdhëm këtu për të bërë një vizitë teknike për kampionatin e ardhshëm të të rinjve, i cili do të zhvillohet në muajin mars në Durrës. Përgjatë diskutimeve që kemi pasur këto ditë, i drejtuam një ftesë kreut të Federatës Shqiptare, që të kandidojë Shqipërinë në 2024, për kampionatet e ardhshme botërore për të rritur që do jetë një ngjarje e jashtëzakonshme, menjëherë pas Lojërave Olimpike të Parisit, ndaj shpresojmë të jemi sërish këtu në 2024”, u shpreh Urso.

“Një kandidaturë e Shqipërisë për të qenë mikpritëse e Kampionatit Botëror të Peshëngritjes në vitin 2024, do të ishte diçka që do të mbështetet padyshim nga unë, por jam i sigurt Kryeministri, Komiteti Olimpik, Ministria e Arsimit dhe gjithë komuniteti. Për ne do ishte privilegj i madh dhe mundësi e jashtëzakonshme që ta mirëprisnim kampionatin, siç po bëjmë edhe me të rinjtë, ashtu të bëjmë edhe me të rriturit në vitin 2024. E vlerësoj angazhimin tuaj”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Kryebashkiaku vuri theksin edhe në faktin se në gjithë këto vite, por sidomos gjatë 2023-shit, ku Tirana është dhe Qyteti Europian i Sportit, fokusi te sporti është maksimal.