Tirana solidarizohet me popullin amerikan/ Reagon Ambasadorja Amerikane

Tirana është veshur me ngyrat e flamurit të SHBA për të nderuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit.

Sot u shënua 20-vjetori i sulmit teksa kryebashkiaku Veliaj shkruan se Tirana e di shumë mirë çfarë do të thotë terror, qoftë fashist, komunist apo si ai i 11 shtatorit në Nju Jork.

Kryebashkiaku Veliaj, thekson se asnjëherë nuk duhet të harrohen ata që luftuan për vlerat.


Edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar foton dhe shprehest se është prekur nga ky gjest, teksa shkruan se askush nuk mund të kërkojë një mik më të mirë se Shqiëpria.

“E prekur të shoh qytetin e Tiranës të ndriçuar me “Yje dhe Vija” për nder të 11 Shtatorit. Shtetet e Bashkuara janë mirënjohëse për miqësinë dhe solidaritetin e popullit të Shqipërisë. Askush nuk mund të kërkojë një mik më të mire”, shkruan ambasadorja Kim./ Apel.Media