TikTok është aplikacioni që po shndërrohet në një kërcënim për Facebook, nga popullariteti si aplikacion veçanërisht tek të rinjtë. Sensor Tëoter gjithashtu thotë se TikTok ishte aplikacioni i tretë më i shkarkuar pas ËhatsApp dhe Messenger, por ka parakaluar Facebook dhe Instagram. Sipas të dhënave të Sensor Toëer, aplikacioni TikTok ka arritur në 1.5 miliardë shkarkime totale në App Store dhe Google Play. Aplikacioni rriti 1 miliardë shkarkime në Shkurt të këtij viti dhe ka grumbulluar 614 milionë shkarkime këtë vit, 6% më shumë se vitin e kaluar.
Rritja ka ardhur kryesisht nga India ku përdoruesit përllogaritin 31% të shkarkimeve të aplikacionit. Është tregu i dytë më i madh i TikTok pas Kinës me 11.5% dhe SHBA me 8.2%.
TikTok gradualisht po shndërrohet në një kërcënim për Facebook, veçanërisht popullariteti i aplikacionit tek të rinjtë që Facebook aq shumë i kërkon.
Madje Facebook ka tentuar të minimizojë suksesin e TikTok duke lançuar në Nëntor të 2018 një aplikacion për shpërndarjen e videove quajtur Lasso./apel.media