Tifozi përplas për vdekje kundërshtarin: Sulmi ishte i përgatitur

Mbrëmjen e djeshme një tifoz ka humbur jetën, pasi është përplasur për vdekje nga tifozi kundërshtar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Potenca, teksa viktima po priste shokët për të shkuar në stadium.

Sulmi ishte përgatitur nga tifozët e Melfit ndaj Vultus Rionero, ndërsa kanë qenë 5 makina të cilat kanë tentuar të shtypin tifozin e këtij ekipi, ndërsa është vënë në pranga shoferi i mjetit.

Tifozët e Potencas kanë braktisur ndeshjen me Melfin dhe janë bashkuar me ata të Vultur Rionero./apel.media