Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, gjatë mbledhjes së tij të fundit ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Francë, e cila u luajt të stadiumin “Air Albania”.
FSHF-ja është gjobitur me 5000 euro për fërshëllemin e himnit francez para ndeshjes.
Ndër të tjera FSHF-ja është gjobitur edhe për hedhjen e sendeve të forta me 3250 euro, si dhe për problemet që u konstatuan gjatë ndeshjes në lidhje me j çështjen e organizimit 15000 euro.
Në total gjobat arrijnë shifrën e 23,250 eurove dhe duhet të paguhen 90 ditë pas publikimit të vendimit./apel.media