Tifozët fërshëllyen himnin e Francës- UEFA gjobit Shqipërinë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, gjatë mbledhjes së tij të fundit ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Francë, e cila u luajt të stadiumin ...
Tifozët fërshëllyen himnin e Francës- UEFA gjobit Shqipërinë
Foto: Tifozët fërshëllyen himnin e Francës- UEFA gjobit Shqipërinë

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në UEFA, gjatë mbledhjes së tij të fundit ka vendosur të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit, në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Francë, e cila u luajt të stadiumin “Air Albania”.

FSHF-ja është gjobitur me 5000 euro për fërshëllemin e himnit francez para ndeshjes.

Ndër të tjera FSHF-ja  është gjobitur edhe për hedhjen e sendeve të forta  me 3250 euro, si  dhe për problemet  që u konstatuan gjatë ndeshjes në lidhje me j çështjen e organizimit 15000 euro.

Në total gjobat arrijnë shifrën e  23,250 eurove  dhe duhet të paguhen 90 ditë pas publikimit të vendimit./old.apel.media