Tifozët e Real Madrid zgjedhin pasardhësin e Zinedine Zidane

Zinedine Zidane do të largohet nga Real Madrid në fundin e sezonit.

Trajneri francez, sipas Marca-s, ia ka komunikuar skuadrës vendimin e tij për t’u larguar nga Los Blancos në fundin e këtij sezoni.

Dy emra kryesojnë listën e Florentino Perez për pasardhësin e Zizou: Raul, ish-sulmues i Real Madrid,  dhe Massimiliano Allegri.

Por tifozët, sipas një sondazhi të bërë nga Marca, që ka marrë mbi 116 mijë vota, nuk kanë dyshime: duan Raul.

3 në 4 votues e kanë zgjedhur spanjollin si pasardhësin ideal të Zidane.