“Ti nuk din as me ma lyp”/ Zbulohet politikani që fshihet pas këngës së Bleona Qerretit

Shkrimtari dhe autori i njohur i këngëve, Agim Doçi ka sjellë në vëmendje historinë e krijimit të këngës “Ti nuk din as me ma lyp”, të cilën e këndoi Bleona Qerreti.

I ftuar në emisionin “Thumb”, Doçi tha se ndjehet krenar që e ka shkruar atë këngë. Më tej ai zbuloi se ideja e krijimit të këngës ka ardhur nga një politikan që kërkonte votën.

“Ishte një shqiptar i Kosovës. Ishte histori e vërtetë. Isha dëshmitar kur i tha Bleones a po martohesh me mua për 2 javë.  Bleona më tha xhaxhi Agim futja këtij”,

“Nuk ka banalitet në këtë tekst. Titulli është “Ti nuk din as me ma lyp”, sepse në atë kohë kandidonte njëri për kryetar bashkie në Tiranë dhe i thoshte ma jep votën dhe kishte konotacion sadopak politik”,- u shpreh Agim Doçi./apel.media