“Ti je luksi i llumit”/ Erion Braçe ironizon Bashën për skandalin me lobimet ruse

Gjatë turit nëpër qarqe, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se është i palidhur me krimin dhe se ka në plan çarmatosjen e oligarkisë.  Këto deklarata janë ironizuar nga Zv. kryeministri Erion Braçe, i cili thotë se Basha nuk ua di kuptimin fjalëve që përdor. Më tej, Braçe i kujton kryetarit të PD-së, skandalin me lobimet ruse. “A ka shembull më të pastër se financimi i partisë që ti drejton nga kompani të rregjistruara në parajsa parash të pista, identifikuar me pronarë oligarke ruse? Jo! Nuk ka! Ndaj mos habit me të vetëshpallurin xix! Ti je luksi i llumit”, theksoi Braçe.

Postimi i plotë:

Ouuuu si keshtu?! TE VRASESH NJEREZ TE PAFAJSHEM, TE PAARMATOSUR, NE MES TE BULEVARDIT, NUK ESHTE ME KRIM?! Po, per shkak te imunitetit, PROKURORIT TE DUHUR, keshtu ka ndodhur!

Por askush nga keta, prokurore e gjykates te tute, nuk ka mundur ta heqe nga LIGJI vrasjen e njerezve te pafajshem si krim!

Dhe, LIGJI ZBATOHET NJE DITE! Po oligarket qe do carmatosesh kush jane? A e ka kunoti listen e tyre? Jane ata ne borderone e tij apo te tjere? Po oligarket ruse i carmatos dot? Nuk e di, nuk jam i sigurt qe ti e di kuptimin e fjaleve qe perdor, por te tille-OLIGARKE, jane parashumet qe detyrojne vendimmarrje politike dhe ekonomike te qeverive per te bere per vete edhe me shume para! A ka shembull me te paster se financimi i partise qe ti drejton nga kompani te rregjistruara ne parajsa parash te pista, identifikuar me pronare oligarke ruse? Jo! Nuk ka!

Ndaj mos habit me te veteshpallurin xix! Ti je luksi i llumit!/apel.media