“Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?”/ Robert Aliaj humbet vëllain e tij

Artisti i njohur shqiptar Robert Aliaj, ka humbur vëllain e tij.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Roberti me anë të një postimi në rrjetet sociale, për humbjen e Rexhep Aliajit, i cili gjithashtu ka qënë piktor dhe skenografë.

Ai ka publikuar disa foto të të ndjerit, teksa shkruan se me ikjën e tij asngjë s’do të jetë më njësoj.

Postimi i plotë nga Robert Aliaj:

Kur ndërrojnë jetë prindërit, thuhet se ke humbur të kaluarën.

Kur ndërron jetë bashkëshorti, ke humbur të tashmen.

Per fëmijët nuk guxoj të shkruaj.

Kur ndërron jetë vëllai / motra, ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

Thonë se dashuria nuk vdes kurrë, dhe kështu, mbase, as të dashurit nuk vdesin?

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.

137513941_10225573382027370_2953442814047559410_n.jpg
138859876_10225573382707387_7372532009954281013_n.jpg