Thomas Strakosha drejt Premier League, braktis Lazion pas 6 sezonesh

Thomas Strakosha është gati të largohet nga Lazio pas gjashtë sezonesh. Portierit shqiptar i skadon kontrata me klubin bardhkaltër të Serie A dhe tashmë e ka ndarë mendjen për një aventurë tjetër. Rin...
Thomas Strakosha drejt Premier League, braktis Lazion pas 6 sezonesh
Foto: Thomas Strakosha drejt Premier League, braktis Lazion pas 6 sezonesh

Thomas Strakosha është gati të largohet nga Lazio pas gjashtë sezonesh. Portierit shqiptar i skadon kontrata me klubin bardhkaltër të Serie A dhe tashmë e ka ndarë mendjen për një aventurë tjetër.

Rinovimi me kryeqyttasit italianë nuk u bë i mundur, kështu që portieri i kombëtares sonë kuqezi do të fluturojë drejt Anglisë. Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio, marrëveshja me Fulham është drejt mbylljes, me palët që kanë rënë dakord për detajet.

Klubi londinez, i ngjitur në Premier League, ka marrë miratimin e portierit shqiptar për një kontrate 4-vjeçare. Strakosha i thotë lamtumirë klubit kryeqytetas italian pas 207 paraqitjeve në ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. Në ekipet e të rinjve të Lazios që nga viti 2012, ai fitoi edhe ligën dhe kupën me “Primavera”.