Në një postim në rrjetet sociale, aktivistja Edlira Çepani ka shkruar se po mblidhen ndihma prapa Ministrisë së Brendshme, tek Teatri Kombëtar.
Ndër të tjera, ajo ka shkruar se kërkohen veçanarisht rroba për fëmijë të vegjël, si dhe batanije. Ka kërkesa gjithashtu edhe për veshje si shalle, etj. Gjithashtu mund të dërgoni dhe ushqime.
Statusi i plotë:
Miq prapa Ministrise se Brendshme tek Teatri njerezit po sjellin ndihma dhe ushqime. Duhen sa me shume batanije. Me thote Ina Kasimati qe kane kerkuar edhe rroba per femije te vegjel njerezit qe u jane prishur shtepite… Nuk di cfare mund te duhet tjeter, por gjera sa me te ngrohta, ndonje shall a dicka… 😭 edhe ushqime te paketuara te gatshme (molto, etj)…./ apel.media