Thirrja e dëshpëruar e babait -Vajza e bllokuar nën rrënoja, uroj të jetë gjallë

Haxhi Kabili, një prej të mbijetuarve të tërmetit në Thumanë, me plagë në kokë pa pranuar që  të mjekohet ka kërkuar me ngulm që të shpëtohet e bija 21-vjeçare e mbetur nën rrënoja.

“Goca duhet të jetë e bllokuar tek ato blloqet e betonit ku është ai djali aty. Jam dëmtuar në kokë ndërsa më dhemb nga brinjët e krahut të djathtë. Nuk e kam mendjen tek mjekimi, kam hallin e gocës.Kërkoj ndihmë nga shteti që të më nxjerrë gocën, uroj të jetë gjallë”, thotë ai./ apel.media