“Themelet e vendit u goditën nga dhuna, por sot mbizotëron Demokracia”/ Joe Biden mban fjalimin e tij të pari President i SHBA (Video)

Joe Biden është betuar sot me dorën mbi Biblën qindra-vjeçare të familjes së tij, dhe kështu është bërë zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fjalimin e tij të parë si President zyrtar i SHBA, Biden ka thënë se vendi është goditur nga dhuna dhe të gjithë mësuan se demokracia është e çmuar, por e brishtë.

Ai i premtoi popullit të tij se do bëjë çmos të rikuperojë miliona vende pune që janë humbur gjatë pandemisë dhe mijëra biznese që janë mbyllur.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem këtu. Ju falenderoj të gjithëve. Ky është një vend i jashtëzanshëm. Ne jemi njerëz të mirë. Kemi bërë shumë dhe kemi shumë për të bërë. Ka shumë për të bërë, për të ndërtuar, për të shëruar, për të fituar. Kemi shumë sfida përpara, në një kohë të vështirë që ndodhemi tani. Miliona njerëz kanë humbur punën, mijëra biznese janë mbyllur. Do e mundin dhe do fitojmë mbi terrorizmin, supermacinë e bardhë që janë kërcënuese për vendin. Do mbjellim bashkimin në këtë vend. Bashkimin. Sot po bashkojmë njerëzit tanë.

Demokracia nuk kërkon vetëm fjalë, por duhen veprime. Falenderoj gjithë bashkëpunëtorët e mi, kjo sot është dita e demokracisë. Ne kërkuam që ta merrnim pushtetin në mënyrë paqësore. Historia e Amerikës nuk varet nga një njeri i vetëm, por nga të gjithë ne. Sot nuk festojmë triumfin e një kandidati të vetëm, por triumfin e popullit amerikan. Sot është një ditë e shënuar, një ditë historike, një ditë shprese. Pamë dhunën që goditi themelet e vendit, por sot ajo që mbizotëron është demokracia. Kjo demokraci për të cilën mësuam se është e çmuar, por e brishtë.” – shprehet Biden.