Teuta rimerr kryesimin, penalltia e Bregut vulos ‘hakmarrjen’ në Korçë

Një gol i Devi Bregu me 11-metërsh rikthen Teutën në krye të renditjes së Superligës. Skuadra durrsake mori revanshin pas atij eliminimi në mesjavën e Kupës, duke fituar 1-0 në fushën e Skënderbeut. Gjithçka u vendos në fundin e pjesës së parë. Në minutën e 43-të, Bregu ndëshkoi ish-skuadrën e tij, duke I dhuruar Teutës tri pikë të tjera në garën për titullin kampion.

Të fitorja është kthyer Laçi. Në javën e 28-të të Superligës, skuadra e Shpëtim Duros mundi 2-1 Bylis. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Deliu kaloi vendasit në epërsi në minutën e 54-rt, ndërsa shumë shpejt Prengaj dyfishoi shifrat. Për Bylis goli i Ndrecës në shtesë vlen vetëm për statistika. Me këtë sukses, Laçi I bashkohet sërish garës për titullin kampion.