Teuta i “jep duart” mesfushorit/ Faleminderit kampion

KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me mefushorin Florent Avdyli, i cili nga sot nuk është më pjesë e bregdetarëve.

Në mungesë të akordit për rinovim, dy palët kanë zyrtarizuar ndarjen.

KF Teuta falenderon Florent Avdylin për gjithë kontributin e dhënë përgjatë sezonit që sapo u mbyll me fanellën blu.

Avdyli meriton një vend në histori për gjithçka kanë dhënë dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu./ Apel.Media