Tetë nxënës rezultojnë pozitivë me COVID-19, mbyllet klasa në Gjirokastër

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur klasën e pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës. Shkak është bërë infektimi i  8 nxënësve me Covid...
Tetë nxënës rezultojnë pozitivë me COVID-19, mbyllet klasa në Gjirokastër
Foto: Tetë nxënës rezultojnë pozitivë me COVID-19, mbyllet klasa në Gjirokastër

Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër ka mbyllur klasën e pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës.

Shkak është bërë infektimi i  8 nxënësve me Covid-19 që do të thotë gati gjysma e klasës.

Izolimi i nxënësve të prekur dhe mbyllja e klasës ndërmerret për mos lejuar infektimin e nxënësve të tjerë të klasës. Klasa nuk do te funksionoje për 2 javë.

Ndërkohë janë mbyllur edhe 2 zyra të Kadastrës në Gjirokastër dhe një zyrë tek ADISA pasi janë konstatuar punonjës të prekur me Coronavirus.