Tetatri “Bylis” i rikonstruktuar plotësisht, covid -19 mban peng fillimin e shfaqjeve

Punimet në teatrin “Bylis” të Fierit janë drejt përfundimit. Drejtuesite teatrit shprehen se punimet po shkojnë drejt fundit dhe se vetëm covid – 19 i pengon që të mos fillojnë direkt me shfaqjet.  Prej një viti teatri “Bylis” në Fier po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Fillimisht është punuar për skenën, dhomat e aktorëve dhe sallën, e më pas për hollin dhe fasadën.

Teatri Bylis pritet të përfundojë në dhjetor, por ende nuk dihet se kur do të shkelin spektatorët në këtë sallë.

 “Në fundi të vitit, nga mesi i dhjetorit ne e përfundojmë këtë punë dhe teatri do të jetë gati për të filluar shfaqjet. Por, ne po e shikojmë ca po ndodh me pandeminë. Të jemi realist, ne vërtetë i duam shfaqjet por në radhë të parë duam jetën dhe në këtë kontekst është e rëndësishme të kuptojmë që nëse kjo punë do të vazhdojë kështu, të paktën atëherë shfaqjet ose inaugurimi i kësaj pune me shpresë të Zotit do të bëhet, kur të lirohet. Por ne veprat i kemi gati, dhe ne kemi disa  variante që do të startojnë nëse do largohemi nëse largohemi nga rreziku i pandemisë”, shprehet drejtori Marku.

Ashtu si dhe me teatrot e tjera edhe teatri i Fierit ka dhënë shfaqje në rrjetet sociale. Pra është bërë i mundur trasmetimi i materialeve arkivë.

 “Në faqen tonë të  facebook-ut, Teatri ‘Bylis” Fier kush është i interesuar mund të futet dhe atje mund të gjej shfaqjet më të bukura të regjisorëve shqiptarë, që kanë qenë të regjistruara.  Dhe më ka ardhur mirë që të gjithë shfaqjet që kanë qenë në historikun e dramave janë ndjekur nga rreth 15 mijë-20  shikues”, përfundon Marku.

Teatri “Bylis” u ngrit në vitin 1971, ndërsa salla ka kapacitet për 480 spektatorë.